Kina dhe ShBA-ja ranë dakord të anulojnë tarifat shtesë hap pas hapi

2019-11-08 10:14:29 CRI Komenti juaj Printoni

Një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të anulojnë njëherësh tarifat ndaj mallrave të njëra-tjetrës, që të arrihet një marrëveshje tregtare e fazës së parë.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Gao Feng tha: "Që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të arrijnë 'marrëveshjen e fazës së parë', të dyja palët duhet të heqin tarifat shtesë në të njëjtën kohë dhe në përpjesëtim të barabartë sipas marrëveshjes. Ky është një kusht i rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes."

Ai tha se kryenegociatorët tregtarë të të dy palëve kanë bërë diskutime serioze dhe konstruktive lidhur me zgjidhjen si duhet të shqetësimeve thelbësore të njëra-tjetrës dhe shtoi se të dyja vendet ranë dakord të anulojnë tarifat shtesë hap pas hapi sipas ecurisë së procesit të hartimit të marrëveshjes.

Vlerësohet se konsumatorët dhe tregtarët amerikanë paguan afro 40 miliardë dollarë tarifa nga shkurti i vjetshëm në shtatorin e sivjetshëm, si pasojë e fërkimeve tregtare.

Vetëm në shtator, amerikanët paguan mbi 7 miliardë dollarë tarifa, 59 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore