Të gjitha viktimat e incidentit të kamionit në Eseks janë shtetas vietnamezë

2019-11-08 10:03:42 CRI Komenti juaj Printoni

Të 39 viktimat e incidentit të kamionit në Eseks të Britanisë së Madhe është konfirmuar se janë shtetas vietnamezë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Vietnamit Ngo Toan Thang thotë se ata do ta ndjekin nga afër hetimin:

"Ne patëm bisedime me palën britanike dhe po ndihmojmë në mënyrë aktive në hetimet përkatëse. Ne po presim që të ndihmojmë më tej në hetime dhe që t'i trajtojmë më mirë pasojat."

Kryeministri vietnamez Nguyen Xuan Phuc u dërgoi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

Ai u bëri thirrje autoriteteve dhe popullit vietnamez që të mbështesin familjet e viktimave dhe t'i ndihmojnë ato të përballojnë humbjen.

Kryeministri gjithashtu bëri thirrje për përpjekje për të identifikuar të dhënat dhe emrat e viktimave dhe për të marrë masa për rikthimin e tyre në atdhe.

Qeveria vietnameze dënoi me forcë aktet e trafikimit dhe u bëri thirrje vendeve të rajonit e të botës që të forcojnë bashkëpunimin për të shmangur përsëritjen e tragjedive të tilla. Ajo kërkoi gjithashtu që hetimet të përfundojnë sa më shpejt dhe që kriminelët të nxirren para drejtësisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore