CIIE-ja ndriçon të ardhmen me teknologji

2019-11-08 19:57:01 CRI Komenti juaj Printoni

Në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) prezantohen shumë produkte me teknologji të lartë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Në krahasim me edicionin e parë, këtë vit, janë përfshirë më shumë elemente teknologjike: pajisje të mëdha me teknologji Smart, aparate mjekësore me nivel më të lartë, produkte me teknologjinë 5G dhe projekte për zgjidhjen e ndotjes së ajrit.

Të gjitha këto produkte me teknologji të lartë kanë ardhur në CIIE sepse në Kinë, ato mund të gjejnë një treg të gjerë.

Zv.presidenti i kompanisë "Philips" tha se ata kanë zgjedhur CIIE-në për të publikuar produktet e tyre më të fundit sepse në këtë platformë jepet mundësia e prezantimit para një tregu gjiganti si ai kinez.

Me ndikimet e proteksionizmit dhe unilaterizmit, ekonomia botërore përballon një presion të madh dhe produktet me teknologji të lartë e të fundit po japin një energji të re për rritjen globale. Në një platformë që tejkalon pengesat dhe kufizimet, teknologjitë mund të sjellin një të ardhme më të mirë për njerëzit.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore