Koreja e Jugut dhe ShBA-ja do të zhvillojnë bisedimet vjetore të ministrave të mbrojtjes

2019-11-08 18:32:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillojnë bisedimet e tyre vjetore për sigurinë në Seul javën e ardhshme.

Jeong Kyeong-doo dhe Mark Esper do të zhvillojnë Takimin e 51-të Konsultativ për Sigurinë të premten e ardhshme në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Gjatë takimit, ministrat do të diskutojnë çështje që përfshijnë gjendjen e sigurisë në Gadishullin Korean, transferimin e kontrollit operacional të kohës së luftës të trupave të Koresë së Jugut nga Uashingtoni në Seul, dhe zhvendosjen dhe kthimin e bazave ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.

Takimi vjen para skadimit më 23 nëntor të paktit ushtarak për shpërndarjen e inteligjencës midis Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Në gusht, Koreja e Jugut vendosi të hiqte dorë nga marrëveshja ushtarake në përgjigje të masave frenuese të eksporteve të Japonisë. Marrëveshja e nënshkruar nga Seuli dhe Tokio në nëntorin e vitit 2016 përfshin ofrimin e inteligjencës ushtarake mbi programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore