Mysafirët francezë shijojnë romancë kineze

2019-11-08 17:16:23 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do ta vizitojë Kinën çdo vit. Pas Xi'an-it dhe Pekinit, ai këtë herë shkoi në Shangai, ku shijoi nga afër stilin e metropolit kinez.

Banketi pritës në ditën e parë u bë në hotelin Heping, ndërtesa e parë në Lindjen e Largët. Në këtë hotel këndon dhe një grup i njohur muzikor i rrymës Jazz.

Në banket u fol për hapjen e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), ndërsa jashtë ambjenteve ndodhej magjia e ndryshimeve gjigante të procesit të hapjes së Kinës. Është e dukshme që shansi i krijuar nga Kina ndodhet këtu dhe gjithashtu e dukshme ku duhet të ecim në një gjendje botërore në udhëkryq.

Macron erdhi në Kinë me dy qëndrime të qarta: qëndrimi për hapje e globalizim dhe qëndrimi për miqtë.

Në paraditen e ditës së dytë, dy figurat e shtetit morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës dhe bënë vizita nëpër pavijone, ndërsa dy zonjat e para e zhvilluan miqësinë e tyre më tej nga Opera Paris në muajin mars deri në shkollën e Shangait.

Brigitte Macron ka punuar si mësuese e frengjishtes si dhe ka qenë drejtore operistike në shkollë. Këtë herë në Shangai, ajo u rikthye në shkollë dhe ndoqi shfaqjet artistike, si opera "Little Prince" (Princi i Vogël).

Me shkëmbimet me nxënësit në Shangai, znj.Macron rigjeti ndjenjat e mësueses. Gjithashtu, nxënësit kanë treguar hapjen, pasionin dhe vetëbesimin e tyre, që është gjendja e tanishme e Kinës.

Në ditën e 3-të, Macron bëri vizitë shtetërore në Pekin dhe Brigitte vizitoi Pallatin e Dimrit, duke shijuar nga afër ndërtesat madhështore të artit të lashtë të Kinës.

Ashtu si çifti Macron që është shumë i dhënë pas artit dhe kulturës kineze, edhe kuratorët kinezë të relikteve ruajnë një emocion të veçantë për Katedralen "Notre Dame" të Parisit. Ata u ftuan të ndihmojnë me ndërtimin e kësaj katedrale në Paris. Besohet se kjo ftesë vjen në bazë të vlerësimit të çiftit për artin e arktekturës kineze. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore