Tregtia e jashtme e Kinës u rrit 2.4 për qind në 10 muajt e parë

2019-11-08 17:13:33 CRI Komenti juaj Printoni

Tregtia e jashtme e Kinës regjistroi një rritje të qëndrueshme në 10 muajt e parë të 2019-s me 2.4 për qind në vit.

Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme arriti mbi 25.6 trilionë juanë ose afro 3.7 trilionë dollarë amerikanë.

Sufiti tregtar i Kinës u zgjerua 42.3 për qind me bazë vjetore, duke arritur në mbi 2.3 trilionë juanë gjatë periudhës 10-mujore.

Autoritetet doganore thanë se tregtia e Kinës me BE-në, ASEAN-in dhe tregjet e tjera të mëdha u zgjerua, ndërsa tregtia me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" regjistroi rritje më të shpejtë se mesatarja e përgjithshme.

Tregtia me partnerët "Një brez, një rrugë" u shtua 9.4 për qind në gati 7.5 trilionë juanë nga janari në tetor, duke përbërë 29 për qind të tregtisë së përgjithshme.

Kompanitë private, të cilat zunë mbi 40 për qind të tregtisë së jashtme të vendit bënë tregi në shifrën e afro 10.9 trilionë juanë në 10 muajt e parë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore