Parlamenti britanik shpëndahet zyrtarisht

2019-11-07 10:54:53 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën në mëngjes parlamenti britanik u shpërnda zyrtarisht, gjë që shënon fillimin e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen më 12 dhjetor.

Pas shpërbërjes së parlamentit, të gjitha vendet në dhomën e ulët të parlamentit janë të lira automatikisht, por kryeministri dhe zyrtarët e kabinetit do të mbajnë postet e tyre deri në krijimin e kabinetit të ri.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Britani u zhvilluan në vitin 2017. Asnjëherë më parë zgjedhjet në këtë vend nuk janë mbajtur në dhjetor, kur kremtohet festa e Krishlindjes, por qeveria e kryeministrit Boris Johnson është e detyruar ta prishë këtë traditë për të mbajtur premtimin lidhur me "Brexit"-in.

Gjendja e pezullit në procesin e largimit të Britanisë nga BE-ja po zgjat prej më shumë se tre vjetësh. Mediet vendore janë shprehur se zgjedhjet e kësaj here do të jenë "referendumi i dytë për 'Brexit'-in". Votuesit duhet të zgjedhin mes partive që përkrahin "Brexit"-in e atyre që janë për qëndrimin në BE. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore