Shitësit me pakicë prezantojnë artikuj më eko-miqësorë për sezonin e festave

2019-11-07 17:26:57 CRI Komenti juaj Printoni

Plastika mund të jetë jashtë listës së dëshirave për këtë Krishtlindje, pasi shitësit me pakicë do të shesin produkte më eko-miqësore.

Dhe ekspozuesit në një panair të Londrës po ofrojnë alternativa më të qëndrueshme për dekorimet, dhuratat dhe qeset e paketimit të Krishtlindjes.

Shumë familje dalin jashtë për sezonin festiv, por lajmi i keq sipas specialistëve është se kjo shkakton shumë mbeturina.

Në Britani, familjet shpenzojnë mesatarisht rreth 580 dollarë amerikanë më shumë se zakonisht në dhjetor, kryesisht për pazaret për Krishtlindje, dhurata, ushqim dhe alkool, sipas Bankës së Anglisë.

Me kërkesën në rritje për produkte të qëndrueshëm në të gjithë botën, shitësit me pakicë tani ofrojnë mundësi më eko-miqësore për sezonin festiv.

Një gamë e gjerë e këtyre produkteve janë në treg në panairin vjetor "Shpirti i Krishlindjeve" në Londër.

Drejtoresha e panairit, Catherine Thake tha se qëndrueshmëria është një prirje kryesore këtë vit.

"Ka kaq shumë harxhime në Krishtlindje dhe është e rëndësishme të blini diçka që e dini që do të zgjasë përgjithmonë dhe të ruani atë ndjenjën e përzemërt për këtë produkt. Kështu që mendoj se sot më shumë se kurrë njerëzit janë të vetëdijshëm për botën rreth tyre dhe ndryshimin e klimës. Të gjithë këtu po mendojnë seriozisht për atë që po bëjnë ".

Mbi 900 shitës me pakicë kanë nisur ofertat në këtë panair.

Ndërmarrja Tregtare e Afrikës Lindore ka një gamë dekorimesh me bri lope, përfshirë zbukurimet e pemës së Krishtlindjes.

Fermerët në Ugandë më parë i digjnin brirët e bagëtive të tipit Ankole, por tani i përdorin për zbukurime dhe pajisje shtesë.

Në këtë panair, njerëzit mund të gjejnë gjithashtu dekorime xhami, duke përfshirë stoli dhe renë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore