Zonjat e para të Kinës e Francës vizitojnë Shkollën e Gjuhëve të Huaja të Shangait

2019-11-06 10:56:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, znj. Peng Liyuan, e ftoi bashkëshorten e presidentit francez Emannuel Macron, znj. Brigitte Macron, për të bërë një vizitë në Shkollën e Gjuhëve të Huaja të Shangait pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Shangait.

Dy zonjat e para ndoqën një orë mësimi të gjuhës franceze, ku po flitej lidhur me kulturën ushqimore të Kinës dhe të Francës. Znj. Peng dhe znj. Macron dëgjuan me interes shpjegimet dhe iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve. Në orën e mësimit lidhur me trashëgiminë kulturore jomateriale kineze, ato shikuan zejet tradicionale, si prerja e letrës, qëndisja etj. dhe morën pjesë në procesin e krijimit të produkteve të këtyre zejeve. Në orën e biologjisë, bashkëshortet e dy presidentëve panë se si nxënësit bënë pikturë në gjethe dhe qese të mbrojtjes së mjedisit. Ata ndoqën edhe demonstrimin e shpikjes së nxënësve të quajtur "Koshi inteligjent për klasifikimin e plehrave".

Nxënësit gjithashtu dhanë për dy mysafiret e nderuara një shfaqje me këngë e vallë kineze dhe franceze, pjesë teatrore tradicionale etj. Znj. Peng tha se kultura mund të kapërcejë hapësirën dhe të lidhë zemrat. Ajo shprehu shpresën që të rinjtë kinezë e ata francezë do të integrojnë kulturat e të dy vendeve dhe do të zhvillojnë miqësinë midis Kinës e Francës. Z. Brigitte Macron u shpreh se asaj i la përshtypje të thellë talenti i nxënësve dhe se duhet të inkurajohen të rinjtë e të dy vendeve të forcojnë shkëmbimet dhe të bëhen miq të mirë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore