Kina forcon kontrollin e cigareve elektronike

2019-11-06 11:17:32 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të duhanit kanë marrë masa për forcimin e mbikëqyrjes së shitjes së cigareve elektronike në internet.

Ato publikuan një njoftim për ndalimin e shitjes në internet të cigareve elektronike dhe për pakësimin e mëtejshëm të kontakteve të të miturve me produktet përkatëse.

Disa kompani të cigareve elektronike kanë mbyllur linkun e shitjeve në uebsajtet e tyre dhe mbi dhjetë platforma të tregtisë elektronike kanë hequr produktet e cigareve elektronike.

Autoritetet thanë se do të forcojnë më tej mbikëqyrjen e internetit dhe masat e ndëshkimit për prodhimin dhe shitjen e paligjshme të cigareve elektronike. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore