OKB-ja: 32 milionë dollarë për të plotësuar fondin dimëror për sirianët e zhvendosur

2019-11-06 10:12:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Stephane Dujarric tha se nevojiten edhe 32 milionë dollarë amerikanë për të ndihmuar sirianët e zhvendosur këtë dimër.

Dujarric-i u shpreh se nga ndihma e dimrit për këtë vit pritet të përfitojnë 900 mijë veta në veriperëndim të Sirisë, që janë zhvendosur nga shtëpitë të tyre prej luftës, por ka një mungesë 40% të financimit të kësaj ndihme.

Ndihma që do të ofrohet, përfshin rroba dimërore, soba, lëndë djegëse për ngrohje dhe mbulesa shtrati.

OKB-ja u ka bërë thirrje të gjitha palëve të sigurojnë mbrojtjen e civilëve dhe të zbatojnë siç duhet operacionet e reagimit lidhur me dimrin. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore