2019-11-06 09:53:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka njoftuar një hap të ri për të pakësuar angazhimet e vendit të tij ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Ai tha gjithashtu se Teherani është i gatshëm të përmbushë përsëri angazhimet bërthamore, me kusht që edhe palët në marrëveshje të respektojnë angazhimet e tyre.
Që nga maji, Irani ka bërë tre lëvizje për të krijuar rezerva të lëndës djegëse bërthamore dhe për të pasuruar uraniumin në një nivel më të lartë pastërtie.
Irani gjithashtu vuri në punë centrifuga të përparuara për të rritur rezervën e uraniumit të pasuruar të vendit, që ishte kufizuar nga marrëveshja. (Vera)