Xi dhe bashkëshortja e tij takojnë presidentin Macron dhe zonjën e parë të Francës

2019-11-06 09:42:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe zonja e tij Peng Liyuan u takuan me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte.

Xi Jinping-u tha se ai e mirëpret vizitën përsëri të presidentit Macron në Kinën dhe ardhjen e tij për herë të parë në Shangai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të dy vendet ta respektojnë njëri-tjetrin, të kenë shkëmbime me njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Emmanuel Macron-i u shpreh nga ana e tij se Franca e vlerëson dhe e mirëpret hapjen e mëtejshme të Kinës.

Ai theksoi se vendi i tij është i angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore me përfitime të ndërsjella.

Mrekulli