Forumi ekonomik ndërkombëtar vlerëson arritjet e hapjes së Kinës

2019-11-06 09:35:28 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesëmarrësit në Forumin e 2-të Ekonomik Ndërkombëtar "Hongqiao" kanë vlerësuar lart përpjekjet dhe arritjet e Kinës në zgjerimin e hapjes.

Të pranishmit në këtë forum përfshijnë përfaqësues nga ndërmarrjet që marrin pjesë në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që nisi të martën.

Midis tyre është Kompania e Minierave dhe e Prodhimit e Minesotës, një shumëkombëshe amerikane e njohur më shumë si Kompania 3M.

Kryeekzekutivi i saj Mike Roman thotë se epërsia e Kinës për sa u përket talenteve gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e investimeve të huaja:

"Sidomos më e rëndësishmja - sepse ne mendojmë ta ndërtojmë biznesin tonë në tërë Kinën e në pjesë të tjera të botës - janë talentet. Mendoj se kemi parë aftësi të jashtëzakonshme (në këtë drejtim) në Kinë. Ne kemi ndërtuar qendra kërkim-zhvillimi në katër pjesë të vendit, që të kemi (më shumë) qasje te talentet. Kjo është diçka e rëndësishme që kërkojmë ne dhe që e bën Kinën një vend tërheqës. Unë mendoj se (Kina) i jep stimuj arsimit."

Mrekulli
Lajmet Kryesore