Video - CIIE, Xi Jinping-u mban fjalimin kryesor

2019-11-05 10:41:42 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u hap në Shangai Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Në ceremoninë e hapjes, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti fjalimin kryesor.

Në këtë edicion të ekspozitës me temë "Epoka e re dhe e ardhmja e përbashkët", marrin pjesë mbi 3 mijë ndërmarrje nga mbi 150 vende e rajone të pesë kontinenteve. Një e treta e tyre marrin pjesë për herë të parë.

Dhjetë vendet e rajonet që kanë pavijonet me sipërfaqe më të madhe janë ShBA-ja, Japonia, Gjermania, Hong-Kongu i Kinës, Koreja e Jugut, Italia, Franca, Australia, Zvicra dhe Britania.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe politikanë të shumë vendeve të tjera, si dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe do të mbajnë fjalime. (Wang Lei)

Mrekulli