Kinë: Ndërmarrjet shtetërore qendrore, 2 trilionë juanë fitime në janar-shtator

2019-11-05 09:54:14 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se ndërmarrjet shtetërore të administruara nga qendra në Kinë patën një rritje të madhe të të ardhurave dhe fitimeve në tre tremujorët e parë të vitit.

Ndërmarrjet shtetërore qendrore raportuan fitime me vlerë të përgjithshme 2 trilionë juanë, me një rritje 8.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, të ardhurat e ndërmarrjeve shtetërore të administruara nga qendra në të njëjtën periudhë u rritën 7.4 për qind, duke arritur në 42 trilionë juanë.

Hao Peng nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore të Kinës thotë se ky organ do të përmirësojë më tej shpërndarjen e biznesit, ristrukturimin ekonomik dhe sistemin e funksionimit të bazuar te tregu:

"Ne i nxitim ndërmarrjet shtetërore qendrore të thellojnë bashkëpunimin me ndërmarrjet e tjera në të gjitha format e pronësisë dhe në një shkallë më të madhe e në një nivel më të lartë, dhe bashkërisht të nxitin zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë kineze."

Në një raport vlerësohet se rritja e fitimeve të këtyre ndërmarrjeve ka qenë e fortë në dy vjetët e fundit dhe kjo tregon se kompanitë po ofrojnë mbështetje të fortë për zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë kombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore