Patenta shqiptare, një nga më të sigurtat në Europë

2019-10-31 10:12:02 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe deklaroi se patenta shqiptare është një nga më të sigurtat në Europë.

I ftuar në një studio televizive, Gonxhe foli për pengesat që ndeshen në disa vende për njohjen e patentës shqiptare.

Gonxhe tha se "patenta shqiptare ka 35 elementë sigurie, është shumë cilësore dhe ia kalon edhe shumë vendeve në Europë".

"Procesi i marrjes së patentës ka pasur përmirësime, por probleme me marrjen e patentave kudo. Ne kemi testet më korrekte, më objektive, me sistem të informatizuar dhe një patentë të sigurt", tha Gonxhe. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore