Shqipëri-Greqi, intensifikim i dialogut dhe rritje e bashkëpunimit

2019-10-30 09:45:33 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri shqiptar Edi Rama u prit dje në Athinë në një takim nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

"Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun dhe do të rrisin bashkëpunimin", deklaroi dje kryeministri Rama, ndërsa shpërndau videon me pamjet nga ky takim, i zhvilluar në selinë e Kryeministrisë së Greqisë.

Rama ndodhet në Athinë ku po zhvillohet samiti i katërt euro-arab. Forumi ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, është një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE-së dhe vendeve të botës arabe.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore