"Doing business"/ BB: Shqipëria i ka përmirësuar rregullat mbi biznesin në terma absolute

2019-10-29 10:08:34 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Botërore bën të ditur se, "Shqipëria i ka përmirësuar rregullat mbi biznesin në terma absolute sipas treguesve të "Të bërit biznes".

Sipas raportit "Të bërit biznes 2020" Shqipëria po e ngushton distancën kundrejt praktikave rregullatore globale me një vlerësim prej 67,7 pikësh, citon Banka Botërore në raportin e publikuar së fundi mbi të bërit biznes 2020, ku evidenton se, kjo do të thotë se vitin e fundit vendi ynë ka bërë përmirësim në rregullat mbi biznesin, sipas treguesve ndërkombëtarë.

Këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 82-të për lehtësinë e të bërit biznes.

Përmirësimi i rregullave mbi biznesin, vitet e fundit ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të të punësuarve.

Fakt të cilin Banka Botërore e citon në një raport tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ndër të tjera thuhet se, "Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të punësimit në rajon, me 52.1% duke regjistruar rritjen më të madhe me 1.8% në vitin 2018".

Në raportin e BB, evidentohet gjithashtu se në Shqipëri, punësimi në industri u rrit me 3.9% në vitin 2018 dhe punësimi në shërbime me 2.5%. Nga ana tjetër, punësimi në sektorin publik u rrit me 4.3%.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore