ShBA-ja fillon procesin e përjashtimit nga tarifat për importet kineze

2019-10-23 09:40:11 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një deklarate nga Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së, do të krijohet një proces përjashtimi nga tarifat që do të përfshijë 300 miliardë dollarë mallra kineze.

Përfaqësuesi Tregtar tha se do të nisë një proces, me të cilin palët e interesuara mund të kërkojnë përjashtim nga detyrimet shtesë për produkte të veçanta të klasifikuara në një nëntitull të tarifave, të vendosura në gusht të vitit 2019.

Palët e interesuara duhet të paraqesin kërkesat e tyre për përjashtim nga 31 tetori deri në 31 janar të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi Tregtar do të vlerësojë çdo kërkesë, duke marr parasysh arsyen e kërkimit të përjashtimit, nëse përjashtimi do të cenojë bazat e hetimit sipas Nenit 301 dhe nëse kërkesa e përcakton apo jo produktin me saktësi të mjaftueshme.

Nëse miratohet kërkesa për përjashtim, tarifat shtesë të vendosura qysh nga 1 shtatori i këtij viti mund të hiqen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore