Kinë-Francë, kryediplomatët bashkëdrejtojnë takimin e 5-të të Mekanizmit të nivelit të lartë mbi Shkëmbimet Njerëzore

2019-10-22 11:14:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian bashkëdrejtuan të hënën sipas kohës vendore takimin e 5-të të Mekanizmit të nivelit të lartë mbi Shkëmbimet Njerëzore Kinë-Francë.

Wang Yi u shpreh se dy palët duhet të promovojnë njohjen e ndërsjellë midis qytetërimeve dhe të japim një shembull për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin harmonik të qytetërimeve të ndryshme. Së dyti, tha kryediplomati kinez, palët duhet të përqendrohen në bashkëpunimin e ardhshëm për të thelluar në mënyrë gjithëpërfshirëse trajnimin e talenteve të nivelit të lartë në kolegje dhe universitete të të dyja vendeve, për të zgjeruar shkallën e studimit të dyanshëm jashtë vendit dhe për të përmirësuar nivelin e bashkëpunimit në drejtimin e studimit.

Së treti, shtoi ai, palët duhet të forcojnë udhëheqjen e projekteve, të përqendrojnë burimet në ndërtimin e projekteve me perspektivë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e rëndësishme për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe Lojërave Olimpike Verore në Paris 2024, për të përmirësuar nivelin e organizimit të ngjarjeve dhe të bashkëpunimit sportiv.

Së katërti, palët duhet të zgjerojnë pjesëmarrjen e njerëzve dhe ne, shtoi ai, duhet që jo vetëm të hapim kanalet kryesore të bashkëpunimit ndërqeveritar, por edhe të pasurojmë platformat e shkëmbimeve njerëzore si dhe të nxisim në mënyrë aktive shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis të rinjve dhe grave.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian u shpreh se Mekanizmi i nivelit të lartë mbi Shkëmbimet Njerëzore mes Kinës dhe Francës është bërë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Në frymën e hapjes dhe respektit të ndërsjellë, Franca është e gatshme të thellojë shkëmbimet njerëzoro-kulturore me Kinën. Ne, shtoi ai, duhet të nxisim arritjen e më shumë rezultateve, të sjellim fitime për popujt e të dy vendeve dhe bashkërisht të mbrojmë dhe njohim dialogun midis qytetërimeve. Franca, theksoi Le Drian, është e gatshme të punojë me Kinën për të festuar Vitin e Kulturës dhe Turizmit 2021, për të nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat si sport, arsim, bashkëpunimin mes të rinjve dhe grave si dhe në fusha të tjera. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore