2019-10-22 11:08:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në Lojërat Ushtarake Botërore që po zhvillohen në Wuhan të Kinës Qendrore, ekipi kinez ka fituar 16 medalje të arta në ditën e 3-të, me 4 medalje në disiplinën e qitjes dhe 7 në not.
Në qitje, ekipi kinez fitoi 3 medalje për lojërat në grup dhe një për individë.
Li Qingnian fitoi garën individuale për femra me 43 pikë me pushkë teke.
Në lojërat e tjera, notarët kinezë thyen rekord në 5 gara të ndryshme.
Ekipi kinez ka fituar medalje të arta edhe në ping-pong, shpëtimin e jetës dhe gjimnastikë artistike.
Deri tani, Kina ka fituar gjithsej 41 medalje ari, duke kryesuar listën e medaljeve, e ndjekur nga Rusia dhe Gjermania. (Jiang Lei)