Paris, Wang Yi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Dialogut të Qytetërimit Kinë-Francë

2019-10-22 10:55:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë të hënën në ceremoninë e hapjes së Dialogut të Qytetërimit Kinë-Francë në Paris.

Në fjalimin e tij, Wang tha se Kina kundërshton çdo formë të "teorisë së epërsisë së qytetërimit" dhe "teorisë së përplasjes së qytetërimeve". Kina, shtoi ai, mbështet respektimin e trashëgimisë dhe zhvillimin e të gjitha vendeve dhe kombeve në zgjedhjen në mënyrë të pavarur të rrugës së tyre të zhvillimit në përputhje me kushtet e tyre kombëtare.

Vende dhe qytetërime të ndryshme duhet të respektojnë, kuptojnë e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të zhvillohen së bashku.

Para ceremonisë së hapjes, Wang gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes së dokumentarit "Analet e Konfucit" ", bashkëprodhim i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), "TV5Monde" dhe Grupit francez të Film-Televizionit "Mediawan".

Mrekulli
Lajmet Kryesore