Kinë, gati 3 miliardë udhëtime në 9 muajt e parë

2019-10-22 10:42:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të dhënat tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti në Kinë u regjistruan rreth 3 miliardë udhëtime, shifër kjo mbi 9% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.

Siç mësohet, mbi 1.7 miliard udhëtime u bënë me tren, shifër kjo 15% më e lartë krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Çdo ditë janë në shërbim mbi 8.5 mijë trena pasagjerësh, 70% e të cilëve janë me shpejtësi të lartë.

Kompania shtetërore hekurudhore "China Railway" ka marrë masa të ndryshme për të ofruar shërbime cilësore gjatë udhëtimit. Ajo ka bërë prova pilot si biletat elektronike, përmirësim i procesit të rezervimit të biletave dhe zbatim i një strategjie më të favorshme për të moshuarit dhe fëmijët. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore