Kina do të forcojë mbrojtjen e të miturve në hapësirën kibernetike

2019-10-22 10:37:31 CRI Komenti juaj Printoni

Organi ligjvënës i Kinës po shqyrton një projekt të rishikimit të Ligjit të Mbrojtjes së të Miturve, duke theksuar mbrojtjen në hapësirën kibernetike.

Nenet përfshijnë problemet si administrimi i hapësirës kibernetike, mbrojtjen e informacionit personal dhe masat e parandalimit të varësisë.

Për shembull, në nene përcaktohet se terrenet që ofrojnë shërbimet e internetit për të miturit, si shkolla dhe biblioteka duhet të instalojnë softuerë mbrojtës për aktivitetet e fëmijëve dhe adoleshentëve në internet.

Në nene u kërkohet ofruesve të lojërave të internetit të kategorizojnë produktet e tyre dhe të marrin masa teknike për largimin e fëmijëve nga lojërat e papërshtatshme për ta. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore