Kinë, sektori bankar dhe i sigurimeve i shërbeu më mirë ekonomisë reale në 9 muajt e parë

2019-10-22 10:33:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zyrtarët thanë se sektori bankar dhe ai i sigurimeve në Kinë kanë dhënë përkrahje më të madhe financiare për ekonominë reale në 3 tremujorët e parë.

Huang Hong është nënkryetari i Komisionit Rregullator Bankar dhe i Sigurimeve të Kinës. Ai tha se bankat dhe kompanitë e sigurimeve kanë kontribuuar për objektivat e qeverisë për qëndrueshmërinë e punësimit, të financave dhe të tregtisë së jashtme.

"Bankat dhe kompanitë e sigurimit kanë mobilizuar plotësisht fondet si kredi, obligacione, aksione dhe këste të sigurimeve. Kreditë e reja të Kinës për ekonominë reale arritën në 13.9 trilionë juanë, një shtim 1.1 trilion juanë me bazë vjetore, me fokus në sektorët kryesorë si infrastruktura, prodhimi, biznesi privat, ndërmarrjet e vogla dhe mikro."

Bilanci i kredive bankare të pakthyera për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet arriti në afro 11 trilionë juanë deri në fund të shtatorit.

Kompanitë e sigurimeve paguan një kompensim prej mbi 900 miliardë juanë në 9 muaj të parë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore