Rritet 2.8% vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës

2019-10-14 11:46:51 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas statistikave nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit në 9 muajt e parë në vend ishte 22.91 trilionë juanë, duke u rritur 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto, eksporti ishte 12.48 trilionë juanë duke u rritur 5.2%, dhe importi ishte 10.43 trilionë juanë duke u ulur 0.1%. Suficiti tregtar ishte 2.05 trilionë juanë, një rritje prej 44.2%.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Kinës Li Kuiwen tha në Pekin më 14 tetor se tregtia e jashtme e vendit në 9 muajt e parë të këtij viti është e qëndrueshme dhe cilësore.

Li shtoi se këtë vit, rritja ekonomike botërore është e ngadaltë dhe pavarësisht rritjes së proteksionizmit tregtar, tregtia e jashtme e Kinës mbeten ende e qendrueshme.

Sipas të dhënave të reja të Organizatës Botërore të Tregtisë, nga janari deri në korrik, shpejtësia e rritjes së import-eksportit të Kinës ishte më e lartë se ajo e vendeve si Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut etj. Kina vijon të mbetet vendi më i madh në botë i tregtisë së mallrave. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore