Kinë, mbyllet Ekspozita e 5-të e Helikopterëve

2019-10-14 11:00:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita e 5-të e Helikopterëve e Kinës u mbyll në qytetin port Tianjin me tërheqjen e afro 60 mijë vizitorëve brenda dhe jashtë vendit. Në të u shitën 141 helikopterë me vlerë 10 miliardë juanë ose 1.4 miliard dollarë.

Ekspozita 4-ditore e vuri theksin tek bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga tregu. Në të morën pjesë mbi 400 ekspozues globalë, përfshi gjigantët "Airbus", "Bell and Aeromotor" dhe prodhues të pjesëve si "Safran" dhe "Collins Aerospace".

27 helikopterë performuan në një shfaqjen ajrore gjatë kësaj ekspozite, duke përfshirë një helikopter të ri të Kinës Zhi-20. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore