Erdogan:Forcat turke do të hynë 30-35 km në territorin sirian

2019-10-14 10:30:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se forcat e vendit të tij do të hynë 30-35 kilometra në territorin sirian ashtu siç ishte planifikuar.

Ai tha se operacioni do të përfundojë pasi trupat të marrin kontrollin e Hasaka-s dhe të Ayn al-Arab-it.

Presidenti njoftoi se forcat turke dhe aleatët e tyre ne mesin e rebelëve sirianë kanë marrë nën kontroll mbi 100 kilometra katrorë tokë në Siri.

Turqia nisi javën e kaluar Operacionin "Pranvera e Paqes" kundër milicisë kurde, pasi nuk arritën unanimitet me ShBA-në mbi krijimin e një zone të sigurt në veri-lindje të Sirisë.

Autoritetet thonë se veprimet do të garantojnë sigurinë kufitare të Turqisë dhe kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë.

Forcat e drejtuara nga Turqia kanë vrarë 440 anëtarë të milicisë kurde që nga nisja e ofensivës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore