Koment: Kina dhe India planifikojnë zhvillimin dypalësh nga lartësia strategjike

2019-10-14 09:46:15 CRI Komenti juaj Printoni

 

Takimi i dytë jozyrtar midis liderëve të Kinës dhe të Indisë u zhvillua më 11 dhe 12 tetor në Chennai të Indisë Jugore. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi shkëmbyen mendime të thella mbi marrëdhëniet kino-indiane dhe çështje të mëdha ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët. Të dy palët janë të një mendimi se Kina dhe India duhet të respektojnë njera-tjetrën, të kenë mirëkuptim të ndërsjellë, të realizojnë krah për krah zhvillimin e lulëzimin e përbashkët, për të realizuar rilindjen e dy qytetërimeve të mëdha kineze dhe indiane. Xi theksoi se dy palët duhet të planifikojnë zhvillimin e marrëdhënieve njëqindvjeçare kino-indiane nga lartësia strategjike dhe largpamësia, për të injektuar më shumë forcë të brendshme zhvillimit të marrëdhënieve kino-indiane.

 

Mekanizmi i takimit jozyrtar midis liderëve të Kinës dhe Indisë është angazhim i rëndësishëm i diplomacisë së dy vendeve. Në prillin e kaluar, presidenti Xi e ftoi kryeministrin Modi të vizitonte qytetin Wuhan të Kinës qendrore dhe zhvilluan takimin e parë jozyrtar midis tyre. Pas atij takimi, mosmarrëveshjet midis dy palëve u kontrolluan si duhet, marrëdhëniet midis dy vendeve hynë në fazën e re të qëndrueshme e janë nxitur plotësisht shkëmbimet e bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Takimi jozyrtar me atmosferën e mirë në Wuhan vijon në këtë takim në Chennai.

Kina dhe India janë të ngjashme me njera-tjetrën për popullsinë e lartë, vëllimin e ekonomisë dhe historinë e kulturën. Tani të dyja vendet janë në periudhën kyçe të zhvillimit dhe të rilindjes së kombit. Gjatë këtij takimi jozyrtar, liderët e dy vendeve planifikuan kursin e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe nga lartësia strategjike.

Liderët e dy vendeve janë të një mendimi se trajtimi si duhet i zhvillimit të njera-tjetrës dhe forcimi i pandërprerë të besimit reciprok strategjik janë kyçi i ruajtjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Indisë është bazë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe. Krahas këtyre, edhe shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve janë gjithnjë e më të ngushta.

 

Sot, me ngritjen e unilateralizmit dhe proteksionizmit, bashkëpunimi kino-indian ka rëndësi gjithnjë e më të madhe në rajon e në mbarë globin.

Para shumë vjetëve, një analist vuri në dukje se ngritja e përbashkët e Kinës dhe e Indisë do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit në shekullin e 21-të. Si dy vende fqinje, duke drejtuar kursin e marrëdhënieve dypalëshe nga lartësia strategjike, Kina dhe India do të trajtojnë si duhet mosmarrëveshjet dhe do të gjejnë emëruesin më të madh të përbashkët për zhvillimin me leverdi reciproke e përfitime të përbashkëta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore