Kina ka zgjeruar tregjet e import-eksportit

2019-10-14 20:57:18 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas statistikave nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës në nëntë muajt e parë të vitit ishte 22.91 trilionë juanë, ose 2.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke vijuar prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe cilësor.

Gjithashtu ka vazhduar të shtohet edhe import-eksporti midis Kinës dhe vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë", gjë që është rezultat i zgjerimit të tregjeve të import-eksportit.

Zëdhënësi i Administratës së Përgjithshme Doganore të Kinës Li Kuiwen tha se këto rezultate vijnë nga qëndrueshmëria e ekonomisë së brendshme, zbatimi e politikave përkatëse dhe diversifikimi i tregjeve.

"Sivjet Kina ka zbatuar një sërë masash të rëndësishme për raundin e ri të hapjes së nivelit të lartë, të cilat u kanë krijuar ndërmarrjeve besimin për zgjerimin aktivisht të tregjeve të reja dhe për përmirësimin e shpërndarjes së tyre në tregun global. P. sh., me zbatimin e qëndrueshëm të nismës 'Një brez, një rrugë', Kina ka bashkëpunuar më ngushtë me vendet përkatëse në fushën ekonomiko-tregtare. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, import-eksporti midis Kinës dhe vendeve të nismës 'Një brez, një rrugë' u shtua 9.5 %, ose 6.7 pikë përqindjeje më shumë se rritja e përgjithshme. Njëkohësisht, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe Afrikës u shtua 7.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 4.7 pikë përqindjeje mbi rritjen e përgjithshme. Rritja në këto tregje ka mbështetur fort rritjen e përgjithshme të tregtisë së jashtme të Kinës," shpjegoi Li Kuiwen.

Njëkohësisht, zëdhënësi i Administratës së Përgjithshme Doganore të Kinës theksoi se, pavarësisht nga ulja në tregtinë dypalëshe midis Kinës dhe ShBA-së, tregtia e jashtme e Kinës ruajti në përgjithësi prirjen e rritjes në nëntë muajt e parë:

"Kemi vëmë re se ShBA-ja ka mbetur partnerja e tretë më e madhe tregtare e Kinës. Por besoj se, me nxitjen e raundit të ri të konsultimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA, tregtia kino-amerikane do të jetë si moti i sotëm i kthjellët, do të zhvillohet normalisht." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore