Akullthyesja kineze "Xuelong" përfundon riparimin kapital, gati për ekspeditën e Antarktikut

2019-10-14 19:09:55 CRI Komenti juaj Printoni

Akullthyesja kërkimore kineze "Xuelong", ose "Dragoi i dëborës", është rikthyer në Shangai pas një riparimi kapital, duke qenë gati për ekspeditën e 36-të kineze në Antarktik, bëri të ditur Ministria e Burimeve Natyrore të hënën.

Anija do të niset më 22 tetor, së bashku me "Xuelong 2", akullthyesja e parë polare e ndërtuar në Kinë.

Kina e bleu "Xuelong"-un nga Ukraina në vitin 1993 dhe e ktheu atë në një anije kërkimore polare. Që kur vizitoi për herë të parë rajonet polare në 1994-n, kjo anije akullthyese ka kryer 22 ekspedita në Antarktik dhe nëntë ekspedita në Arktik.

Më 11 korrik, u dha në dorëzim në Shangai "Xuelong 2", akullthyesja e parë polare e ndërtuar nga Kina, e cila do të forcojë aftësitë e kërkimeve dhe të ekspeditave polare të Kinës, sipas kësaj ministrie.

Mrekulli
Lajmet Kryesore