Libri i bardhë: Kina, arritje të mëdha në garantimin e sigurisë ushqimore

2019-10-14 18:40:47 CRI Komenti juaj Printoni

Duke ushqyer siç duhet rreth 1.4 miliardë banorë të saj, Kina ka përmirësuar ndjeshëm ushqimin e njerëzve dhe cilësinë e jetës, dhe siguria e saj ushqimore është një sukses me domethënie botërore, sipas një libri të bardhë për sigurinë ushqimore.

Libri i bardhë, i publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të hënën, vëren se, me një të pestën e popullsisë botërore, Kina zë një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit.

Tani prodhimi i ushqimit për frymë në Kinë është rreth 470 kg, nga 209 kg në vitin 1949, kur u themelua Republika Popullore e Kinës, duke u rritur me 126 për qind.

Prodhimi i përgjithshëm i ushqimit në Kinë ishte rreth 660 milionë tonë vjet, 116 për qind më shumë se në 1978-n, vitin e fillimit të Reformës dhe Hapjes, kur ishte 300 milionë tonë, dhe gati 600 për qind më shumë se në vitin 1949, kur arrinte në 110 milionë tonë.

Ndërsa garanton sigurinë e brendshme ushqimore, Kina do t'i bashkohet luftës globale kundër urisë. Ajo do të vazhdojë të ndihmojë brenda mundësive vendet e tjera në zhvillim brenda kornizës së bashkëpunimit Jug-Jug dhe të promovojë zhvillimin e sektorit ushqimor global, thuhet në librin e bardhë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore