Bisedimet tregtare, Trump-i do të takojë zv.kryeministrin kinez Liu He

2019-10-11 10:28:58 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i ShBA-së Donald Trump pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë të premten me zv.kryeministrin kinez Liu He, i cili ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në konsultimet ekonomike e tregtare kino-amerikane të nivelit të lartë.

"Një ditë e shënuar konsultimesh me Kinën. Unë do të takoj zv.kryeministrin e Kinës në Shtëpinë e Bardhë," shkroi Trump-i në "Twitter", pasi kryenegociatori i Kinës në konsultime u takua me Përfaqësuesin Tregtar të ShBA-së Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin në Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së.

Të mërkurën në Uashington Liu He takoi edhe udhëheqës amerikanë të biznesit dhe presidenten e Fondit Ndërkombëtar Monetar. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore