Zv.kryeministri kinez takon presidenten e FMN-së dhe liderë biznesi të ShBA-së

2019-10-11 10:15:49 CRI Komenti juaj Printoni

Para konsultimeve tregtare në Uashington, zv.kryeministri kinez Liu He u shpreh që pala kineze ka ardhur në këto bisedime me sinqeritet të madh.

Gjatë takimit me presidentin e Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë Craig Allen dhe zv.presidentin ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë të ShBA-së Myron Brilliant, Liu vuri në dukje gjithashtu që Kina është e gatshme për një dialog serioz me SHBA-në mbi çështjet me interes të përbashkët, si balanca tregtare, hyrja në treg dhe mbrojtja e investitorëve, si edhe për të nxitur arritjen e përparimeve në bisedime.

Allen dhe Brilliant thanë që komuniteti i biznesit në ShBA nuk dëshiron tarifa shtesë.

Zv.kryeministri kinez pati një takim edhe me presidenten e re të FMN-së.

Ai tha që përfundimi i luftës tregtare është dëshira e përbashkët e tërë botës.

Kristalina Georgieva nga ana e saj theksoi se lufta tregtare po shkakton ndikime të rënda ekonomike.

Sipas parashikimeve nga FMN-ja, lufta tregtare do të ngadalësojë ekonominë globale me 0.8 pikë përqindjeje deri në vitin tjetër.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore