Kina dhe India kërkojnë marrëdhënie më të ngushta për nxitjen e rritjes ekonomike

2019-10-11 10:12:28 CRI Komenti juaj Printoni

Analistët nga Kina dhe India thanë se partneriteti më i ngushtë midis dy ekonomive të reja më të mëdha në botë do t'i sjellë ekonomisë botërore më shumë raste rritjeje dhe do të shtojë besimin e biznesit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se tregtia midis Kinës dhe Indisë arriti një vlerë mbi 95 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar, ose 13% më shumë në krahasim me vitin 2017, duke iu afruar objektivit të 100 miliardë dollarëve.

Wang Dehua, drejtori i Qendrës Kërkimore për Azinë Jugore pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shangait, tha se ka ende hapësirë për të kapërcyer objektivin e 100 miliardë dollarëve.

Wang shtoi se edhe vetë India ka vendosur një objektiv për zhvillimin e ekonomisë së brendshme digjitale.

Kompanitë teknologjike kineze, si "Huawei" etj., kanë kontribuuar në këtë objektiv, përmes vendosjes në Indi të qendrave kërkimore, të cilat kanë rekrutuar talentet vendëse dhe kanë punuar me firmat vendëse të teknologjisë informatike dhe me prodhuesit e softuerëve.

Në saje të popullsisë së madhe të të dy vendeve, që zë afro një të tretën e popullsisë së botës, tregu i tyre ka një potencial pothuajse të pakufizuar për nxitjen e rritjes globale.

Marrëdhëniet ekonomike Kinë-Indi pritet të thellohen më tej, kur një raund i ri i bisedimeve për tregtinë e lirë të nisë në fund të këtij muaji, në kornizën e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore