MJK: Bashkia e Pragës ka ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kinës

2019-10-11 09:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh të enjten në Pekin se zyrtarët e rinj kryesorë të Bashkisë së Pragës kanë ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kinës, duke prishur bazën politike të shkëmbimeve miqësore midis Pragës dhe Pekinit. Për këtë, Pekini ka deklaruar anulimin e marrëdhënieve të binjakëzimit me Pragën.

Në një konferencë për shtyp Geng tha:

"Qysh nga nëntori i vitit 2018, zyrtarët e rinj kryesorë të Bashkisë së Pragës, duke injoruar parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare, pa marrë parasysh qëndrimin serioz dhe kundërshtimin e Kinës, kanë bërë veprime të gabuara dhe komente të papërshtatshme mbi disa shqetësime kryesore të Kinës, si çështja e Tajvanit dhe e Xizang-ut. Ata kanë ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kinës dhe kanë kërcënuar marrëdhëniet miqësore midis Pekinit dhe Pragës, duke prishur bazën politike të shkëmbimeve miqësore. Prandaj, Pekini ka deklaruar heqjen e marrëdhënieve të binjakëzimit me Pragën dhe pezullimin e të gjitha shkëmbimeve zyrtare."

Zëdhënësi theksoi se pala kineze shpreson që Bashkia e Pragës do të kuptojë e korrigjojë gabimet dhe do të krijojë kushtet përkatëse për të rifilluar shkëmbimet dhe bashkëpunimin.

Geng tha gjithashtu se pala kineze ka vënë re se personat e arsyeshëm, përfshirë presidentin çek Milosz Zeman, i kanë dënuar veprimet e gabuara të Bashkisë së Pragës.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore