Teknologjia u mundëson binjakeve të shurdhra të "ndiejnë" muzikën

2019-10-10 17:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

Njerëzve me aftësi të kufizuara dëgjimi u është dhënë një mundësi e re për të dëgjuar muzikën, pasi një kompani britanike ka sjellë një xhaketë të pajisur me teknologji moderne që lejon njerëzit të ndiejnë muzikën në lëkurën e tyre.

Motrat binjake Heroda dhe Hermon Berhane humbën dëgjimin në një moshë të vogël.

Tani me këtë teknologji të re, ato mund të kalojnë një natë, duke kërcyer me muzikë.

Xhaketa haptike u lejon atyre të ndiejnë muzikë në lëkurën e tyre.

Duke folur në gjuhën e shenjave, Hermon dhe Heroda thanë se kjo mund të ndryshojë jetën e tyre.

"Pothuajse mund të ndjesh thellësinë e muzikës. Ndjehet sikur mund të ecim së bashku me të. Kështu që është një ndjesi tjetër që është vërtet e ndryshme."

"Dhe unë mendoj se kjo mund të ndryshojë krejtësisht jetën tonë."

Në veshjen teknologjike të krijuar nga kompania Cutecircuit janë vendosur 16 mikroaktivizues.

Kur luan një violinë, ato do të kenë një ndjesi në krah, ndërsa daullen do e ndiejnë në shpinë.

Rezultati është një përvojë e ndjeshme gjithëpërfshirëse për një person të shurdhër.

Bashkëthemeluesja Frencesca Rosella tha se veshja është bërë me materiale të zgjuara.

"Brenda është tërësisht tekstil, nuk ka tela, kështu që kemi përdorur materiale të zgjuara. Kemi bërë një kombinim të mikroelektronikës, që është shumë e hollë, dhe materiale përshtatëse. Të gjithë këta motorët janë lidhur me këto materiale në mënyrë që veshja të jetë e butë dhe elastike".

Procesi i caktimit të parametrave kërkon pak koordinim.

Në një koncert, duhet të instalohen mikrofona për çdo instrument.

Softueri përkthen muzikën e drejtpërdrejtë në të dhëna që u krijojnë njerëzve ndjesi në lëkurë.

Heroda thotë që kjo teknologji do t'u japë mundësi njerëzve të shurdhër për më shumë veprimtari shoqërore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore