Kinë, sektori i shërbimeve të internetit rritet shpejt

2019-10-10 10:15:47 CRI Komenti juaj Printoni

Të ardhurat dhe fitimet nga shërbimet e internetit dhe sektorët e lidhur me to u rritën mbi 10 % në 8-mujorin e parë të sivjetshëm.

Vëllimi i përgjithshëm i të ardhurave përkatëse i ka kaluar 750 miliardë juanët, me një rritje 20 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitimet nga biznesi kanë arritur në 70 miliardë juanë, 33 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Shpenzimet e këtyre sektorëve në kërkim-zhvillim kanë arritur në 31 miliardë dollarë, me një shtim 21 për qind.

Shërbimet e informacionit janë kontribuuesi më i madh të ardhurave të këtyre sektorëve, duke zënë 66 për qind.

Internetit është bërë një faktor kyç i "ekonomisë së re" të Kinës.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore