Kinë, barnat për diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut do të përfshihen në sigurimet shëndetësore

2019-10-10 09:40:42 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ditët e fundit, Administrata Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore e Kinës ka shpallur politika për të përmirësuar sigurinë e përdorimit të barnave për sëmundjet e diabetit dhe të tensionit të lartë të gjakut, sipas të cilave barnat për këto sëmundje do të përfshihen në sferën e rimbursimit të shpenzimeve shëndetësore, në një masë mbi 50 %. Përgjegjësit përkatës nga Administrata Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës u shprehën të mërkurën se politikat e reja do të pakësojnë barrën e përdorimit të barnave të të sëmurëve kronikë dhe do të ndihmojnë në zhvillimin afatgjatë të menaxhimit të shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore të Kinës.

Tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti janë sëmundje të shpeshta kronike. Sipas vlerësimeve përkatëse, në Kinë kanë mbi 300 milionë persona me sigurime shëndetësore të prekur nga këto sëmundje.

Zv.drejtori i Administratës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore Chen Jinfu bëri të ditur në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën se këto masa dhe politika do të ndihmojnë në pakësimin e barrës së përdorimit të ilaçeve nga të sëmurët kronikë dhe do të forcojnë zhvillimin e menaxhimit të shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore të Kinës:

"Pas zbatimit të këtyre politikave, do të ketë përfitime konkrete për qytetarët. Së pari, do të pakësohet barra e përdorimit të barnave dhe do të nxiten të sëmurët të marrin mjekim. Po ashtu, ato do të shërbejnë si një nxitje për departamentet shëndetësore të niveleve të ndryshme, mjekët e përgjithshëm dhe arsimin shëndetësor." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore