Kina dënon me forcë përfshirjen e departamenteve të policisë të Xinjiang-ut në "Listën e subjekteve" nga ShBA-ja

2019-10-10 09:23:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj vendosjes prej Shteteve të Bashkuara të subjekteve kineze, përfshirë departamentet e policisë të Xinjiang-ut, në një listë të zezë tregtare.

Zyra e grupit drejtues të antiterrorizmit e Kinës thotë që masat e marra në Xinjiang kanë për qëllim eliminimin e terrenit për terrorizmin dhe ekstremizmin.

 

 

Sipas saj, policia e Xinjiang-ut ka ushtruar detyrën e vet dhe ka frenuar veprimtaritë terroriste.

Zyra i bën thirrje palës amerikane që të braktisë standardet e dyfishta në çështjet antiterroriste dhe të ndalojë mbështetjen e forcave terroriste të lidhura me "Turkistanin Lindor".

Deklarata shton se Kina do të vazhdojë të marrë masa të fuqishme për të goditur terrorizmin dhe ekstremizmin sipas ligjit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore