Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitojnë Nobelin në Letërsi

2019-10-10 20:21:11 CRI Komenti juaj Printoni

Nobeli në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk, çmim i cili ishte pezulluar për shkak të përfshirjes në një skandal seksual dhe çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke, njoftoi Akademia Suedeze.

Tokarczuk, e konsideruar si shkrimtarja më e njohur polake e brezit të saj, u vlerësua "për rrëfimin imagjinar që përmes pasionit enciklopedik paraqet kapërcimin e kufijve si një formë e jetës".

Librat e saj portretizojnë një botë polikromatike në lëvizje të përhershme, me tipare të shkronjave të ndërthurura dhe një gjuhë që është edhe e saktë edhe poetike.

Ndërsa shkrimtari austriak Handke u vlerësua për "për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe përvoja të veçanta njerëzore," sipas Akademisë.

Handke është cilësuar si një nga shkrimtarët më me influencë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore."

Punët e tij janë të mbushura me një dëshirë të fortë për të zbuluar dhe për të bërë që zbulimet e tij të jetësohen, duke gjetur shprehje të reja letrare për to, tha Akademia.

Tokarczuk u bë gruaja e 15-të që fiton çmimin prestigjioz, nga 116 laureatë të nderuar që nga viti 1901.

Mrekulli
Lajmet Kryesore