Britani, seancë e jashtëzakonshme për të vendosur të ardhmen e Brexit-it

2019-10-09 20:45:02 CRI Komenti juaj Printoni

Një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet më 19 tetor në Dhomën e Komuneve në Britani, ditën kur kryeministri Boris Johnson do të kërkojë një zgjatje të Brexit-it nëse nuk arrihet marrëveshje me Brukselin.

Seanca parlamentare do të zhvillohet një ditë pas përfundimit të samitit të rëndësishëm dyditor të Këshillit Europian në Bruksel dhe po përshkruhet si një mbledhje vendimtare e deputetëve në Westminster.

Deri më 18 tetor, politikanët në Britani do të kenë një pamje të qartë të përgjigjes së BE-së ndaj marrëveshjes së Brexit-it të ndërmjetësuar nga Johnsoni.

Johnsoni pritet të japë një raport të plotë për samitin para deputetëve dhe gjithashtu ka të ngjarë të përballet me pyetje në lidhje me udhëzimin ligjor të parlamentit për të kërkuar një zgjatje të datës së largimit të Britanisë nga blloku.

Sipas njoftimeve mediatike në Londër të mërkurën, ka pasur sugjerime në Europë që anëtarësimi i Britanisë në BE do të vazhdojë deri verën e ardhshme nëse nuk ka marrëveshje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore