Zyrtarja e OKB-së vlerëson arritjet e Kinës

2019-10-09 20:34:45 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretarja e përgjithshme ekzekutive e Komisionit Ekonomik të Amerikës Latine dhe të Karaibeve të OKB-së Alicia Barcena vlerësoi arritjet e Kinës dhe frytet e bashkëpunimit Kinë-Amerikë Latine.

"Reforma, hapja dhe arritjet e zhvillimit të Kinës janë bërë një model i suksesit në botë. Kina jo vetëm u bë ekonomia e dytë më e madhe botërore, por gjithashtu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike globale dhe zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare", tha Barcena në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.

Ajo është e mendimit se përparimi më i shquar i Kinës gjatë 70 vjetëve të fundit është zbutja e varfërisë dhe përmirësimi i jetesës së banorëve. Sipas saj, pas përpjekjeve prej shtatë dekadash, 700 milionë banorë kinezë dolën nga varfëria ekstreme. Ndërkohë, shtresa e popullsisë me të ardhura të mesme është rritur në mënyrë të vrullshme.

"Kina është një qytetërim i lashtë dhe ka formuar koncepte të dalluara tradicionale të vlerave që synojnë realizimin e aspiratave dhe bashkekzistencën harmonike. Kjo i mundëson qeverisë kineze të niset nga gjendja e tanishme e vendit për hartimin dhe jetësimin e planit strategjik, duke ndjekur pandërprerë rrugën e vetë praktike të zhvillimit. Në të njëjtën kohë, Kina nxit me sinqeritet ndërtimin e një bote harmonike me përfitim të ndërsjellë, mbron me qëndrim të hapur tregtinë e lirë dhe multilateralizmin dhe punon për të përmbushur përgjegjësitë e saj si një vend i madh," tha Barcena.

Duke folur për nismën "Një brez, një rrugë", znj. Barcena komentoi se ideja thelbësore e këtij propozimi është vënia në jetë e ndërlidhshmërisë ndërkombëtare nëpërmjet rrjetit infrastrukturor. Në sytë e saj, shumë vende në Amerikën Latine mund të fitojnë shanse për përmirësimin e infrastrukturës, zgjerimin e tregtisë së jashtme, thithjen e më shumë investimeve dhe shtimin e punësimit, gjë që do të nxisë zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe teknologjik vendës.

Deri tani, mbi 50% e vendeve rajonale kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kinën brenda kornizës së bashkëpunimit "Një brez, një rrugë".

"Kjo nismë ka injektuar gjallëri të re për bashkëpunimin Jug-Jug dhe është shembull i bashkëpunimit shumëpalësh në përmasë botërore", shtoi znj. Barcena. (Zhang Yan)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore