Lidhja Arabe, e shqetësuar për operacionin e mundshëm ushtarak të Turqisë në Siri

2019-10-09 20:18:40 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Ahmed Abul Gheit shprehu të mërkurën "shqetësim të thellë" për planin e Turqisë për një operacion të afërt ushtarak në territoret siriane.

Në një deklaratë, Lidhja Arabe e përshkroi ofensivën e planifikuar turke si "një shkelje të ashpër kundër sovranitetit sirian dhe një kërcënim serioz për integritetin territorial të Sirisë".

"Planet turke do t'i hapin derën përkeqësimit të kushteve humanitare dhe të sigurisë në Siri," shtoi ai.

Organizata pan-Arabe paralajmëroi se "inkursioni ushtarak turk do të nxisë më shumë konflikte në Siri dhe mund të lejojë që grupi terrorist ISIS të rivendosë disa prej forcave të tij në vendin arab të goditur nga lufta."

"Çdo ndërhyrje e huaj në Siri refuzohet dhe dënohet", thuhet në deklaratë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të hapin rrugën për procesin politik në Siri pas formimit të komitetit kushtetues, në vend që të nxitet shkallëzimi ushtarak.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se Turqia tashmë e ka marrë vendimin e saj për pastrimin e "terrorizmit" në Sirinë veriore, duke u zotuar të nisë një fushatë ushtarake në lindje të Eufratit në çdo moment.

Mrekulli
Lajmet Kryesore