Kina mbron aftësinë konkurruese

2019-10-09 19:56:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Forumi Ekonomik Botëror mbi aftësinë konkurruese të ekonomive të ndryshme të botës, Kina renditet në vendin e 28-të, duke mbrojtur vendin e vitit të kaluar me 1.3 pikë rritje të treguesit të përgjithshëm.

Në raportin e sivjetshëm, Forumi Ekonomik Botëror analizoi 141 ekonomi që zënë 99% të PBB-së globale, duke dhënë vlerësime shifrore për 103 standarde nën 12 kategori si infrastruktura, stabiliteti makroekonomik, përmasa e tregut, tregu financiar, risia etj.

Tregu gjigant dhe stabiliteti makroekonomik janë gur themeli i aftësië konkurruese të Kinës. Në raport thuhet se për përmasën e tregut, Kina fitoi 100 pikë, ndërsa 98.8 për stabilitetin ekonomik.

Rritja e aftësisë për risi është gjithashtu një forcë shtytëse për zhvillimin e Kinës. Sipas "Raportit të Aftësive Konkurruese Globale", Kina zë vendin e 24-t në këtë fushë. Ndërkohë, në fushën e kërkim-zhvillimit, ajo radhitet ndër dhjetë vendet e para të botës. Tani, shpenzimet e ndërmarrjeve kineze për kërkim-zhvillim zënë mbi 70% e vëllimit të përgjithshëm të mbarë vendit në këtë drejtim. Kompanitë si Alibaba, Huawei, Tencent etj., janë udhëheqës të novacionit teknologjik botëror.

Sipas analizave, performanca e spikatur në teknologjinë e telekomunikacionit e ndihmoi Kinën në shtimin e treguesit të përgjithshëm të vlerësimit të Forumit Ekonomik Botëror. Deri në fund të vitit të kaluar, numri i celularëve dhe telefonave fiks në Kinë i kaloi 1.7 miliard, ndërsa, gjatësia e linjës së kabllove optike arriti në 43.58 milionë kilometra.

Me përparimin teknologjik të rrjetit 5G-së dhe zhvillimit të integruar të teknikave të reja si iCloud, të dhënat e mëdha, interneti i gjërave, inteligjenca artificiale etj., ekonomia kineze fiton pandërprerë forcë nxitëse, duke ruajtur aftësinë konkurruese.

Njëkohësisht në raportin e FEB-it nënvizohet rëndësia e hapjes dhe e bashkëpunimit. Në dokument thuhet se në qarqet e biznesit amerikan po përhapet atmosfera e pasigurisë. Ndërsa, mjedisi i paqartë tregtar i ShBA-së bëri që të dobësohet aftësia e saj konkurruese, duke e zhvendosur në vendin e dytë pas Singaporit.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore