Raporti FEB-it:Kina udhëheq ekonomitë në zhvillim

2019-10-09 19:32:19 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një analize të re, Kina po performon më mirë në mesin e pesë ekonomive të BRICS-it përsa i përket konkurrencës ekonomike.

Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror (FEB) mbi produktivitetin dhe rritjen afatgjatë listohen 141 ekonomi dhe Kina renditet e 28-ta, 15 vende mbi Rusinë, 32 vende përpara Afrikës së Jugut dhe rreth 40 vendeve përpara Indisë dhe Brazilit.

Raporti tregon se Kina ka forcë të dukshme në fusha të tilla si madhësia e tregut të saj, stabiliteti makroekonomik, adoptimi i teknologjisë së komunikimit dhe aftësia e saj në rritje për novacion.

Këtë vit, Singapori rrëmbeu kurorën që mbahej nga ShBA-ja si ekonomia më konkurruese në botë.

Kalimi i ShBA-së në vendin e dytë erdhi pjesërisht për shkak të pasigurisë në mjedisin tregtar të vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore