ShBA: Dhoma e Përfaqësuesve do të thërrasë ambasadorin në BE për çështjen e Ukrainës

2019-10-09 10:35:15 CRI Komenti juaj Printoni

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së kanë deklaruar që do të thërrasin një diplomat amerikan, që është një dëshmitar kyç për kontaktet e diskutueshme të administratës së Trumpit me Ukrainën.

Deklarata është bërë pasi Departamenti i Shtetit bllokoi dëshminë në Kongres të ambasadorit amerikan në BE Gordon Sondland, që ishte planifikuar të zhvillohej në të njëjtën ditë.

Komisionet thanë që veprimi i Departamentit të Shtetit ka penguar procesin e pyetjes dhe do të thërrasin të dërguarin për dëshminë dhe dokumentet përkatëse.

Sondland është një dëshmitar kyç për telefonatën e diskutueshme mes Trump-it dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në muajin korrik.

Foto arkivi, Trump dhe Zelensky

Trump-i akuzohet se ka ushtruar presion mbi Zelensky-n që të bëjë hetim ndaj Joe Biden-it, kandidatit demokrat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Një zyrtar i shërbimit të fshehtë paraqiti një ankesë në muajin gusht, për veprim të gabuar të dyshuar nga Trump-i në këtë telefonatë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore