Li Keqiang-u takon homologun e tij pakistanez Imran Khan

2019-10-09 10:32:29 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të martën me homologun e vet pakistanez Imran Khan, që ndodhej për një vizitë në Kinë. Li theksoi që pala kineze u kushton vëmendje marrëdhënieve me Pakistanin dhe është e gatshme të bashkëpunojë me palën pakistaneze për t'i ngritur marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në një shkallë më të lartë. Të dy kryeministrat ishin të pranishëm po atë ditë në nënshkrimin e mbi 10 dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh në fushat e infrastrukturës, zbatimit të ligjit e të sigurisë, kulturës, arsimit dhe medies.

Kreu i qeverisë kineze u shpreh se Kina dhe Pakistani janë partnerë të hershëm të bashkëpunimit strategjik. Marrëdhëniet kino-pakistaneze janë një përparësi në diplomacinë me vendet fqinje të Kinës. Li theksoi se Kina është e gatshme t'i ofrojë palës pakistaneze ndihmë dhe të thellojë më tej me Pakistanin strategjitë e zhvillimit, duke nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan.

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan nga ana e tij uroi për 70-vjetorin e themelimit të Kinës së Re. Ai tha se, me ndihmën kineze, ekonomia pakistaneze po bëhet më e qëndrueshme dhe po rimëkëmbet gradualisht. Kjo pasqyron miqësinë e ngushtë e të gjithanshme midis të dy vendeve. Pakistani është i gatshëm të nxitë zbatimin e përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë" dhe u kushton rëndësi ndërtimit të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan dhe të portit të Gwadar-it.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore