Dita Kombëtare e Kinës, më shumë pagesa të lëvizshme jashtë vendit

2019-10-09 10:12:13 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gjiganti kinez i pagesave të lëvizshme "Alipay" njoftoi që gjatë Ditës Kombëtare të Kinës pagesat jashtë vendit patën një rritje të vrullshme.

Vëllimi i pagesave në dyqanet jashtë vendit u rrit me rreth 10 % krahasuar me një vit më parë.

Japonia shënoi nivelin më të madh të pagesave gjatë kësaj periudhe, dhe më pas renditet Tajlanda.

Shpenzimet e përgjithshme për përdorues janë rritur me 14 %, duke arritur në rreth 2500 juanë.

Vendet europiane renditen në krye të listës së shpenzimeve në këtë drejtim.

Numri i paguesve që kanë lindur në vitet '2000 dhe përdorin "Alipay" gjatë udhëtimit jashtë vendit është 130 % më shumë se një vit më parë.

Edhe rivali i "Alipay", "Wechat", njoftoi rritje të pagesave jashtë vendit gjatë Ditës Kombëtare të Kinës.

Miniprogramet e "Wechat"-it janë përdorur më shumë në ShBA dhe Malajzi.

Tajlanda, Amerika dhe Japonia janë vendet më të preferuara.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore